DUA TË KONTRIBUOJ

COVID-19

THIRRJE PËR Vullnetar

Situata e krijuar nga koronavirusi i ri është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. 

Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës. E megjithatë, çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë mjekë të licensuar, farmacistë, stomatologë apo profesionistë të shëndetit publik si dhe të gjithë studentët e degëve të sipërpërmendura që ndjehen të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut. 

Çdokush që mendon se mund t’i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t’i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona. 

APLIKO TANI

  • Emër: *
  • Mbiemër: *
  • Datëlindja: *
  • Numër Telefoni: *
  • Email:*

Profesioni: *

Dega e studimit: *

Komente për nivelin e angazhimit: *